Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shënuar rasti i parë nga stafi shëndetësor ni Klinikën Infektive që ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, ku edhe janë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e pacientëve të tjerë.
Në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19. Nga këta 34 pacientë 26 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.
“Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë”, thuhet në komunikatë.
Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjekut, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal të masave të mbrojtjes personale.
“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftim.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...