Lidhja Demokratike e Kosovës organizon sot konventën e saj programore: “Lidhja për të ardhmen”. Në këtë konventë, kjo parti thotë se do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.
Konventa do t’i zhvillojë punimet më 29 dhe 30 prill 2022 në Hotel Emerald duke filluar prej orës 11:00.
Në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Konventën Programore të LDK-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EPP-së.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj