Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për themelim të Muzeut “Ibrahim Kodra”.
Ahmeti këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, “ky muze do të menaxhohet sipas statutit për Muzeun e Prishtinës, që pritet të votohet në asamblenë komunale në seancën e radhës. Kurse muzeu do të vendoset në ndërtesën e ish-bibliotekës në Tophane”.
“Në këtë ndërtesë do të jetë Muzeu Ibrahim Kodra.Është nënshkruar marrëveshja për themelim të Muzeut Ibrahim Kodra. Ky muze do të menaxhohet sipas statutit për Muzeun e Prishtinës, që pritet të votohet në asamblenë komunale në seancën e radhës. Kurse muzeu do të vendoset në ndërtesën e ish-bibliotekës në Tophane. Fondacioni Kodra nga Zvicra përveç fondit të mbledhur të veprave do të ndihmojë edhe me investime kapitale dhe me ekspertizë në dizajnim të programit dhe ekspozitës së këtij muzeu.Ky është projekti më serioz i komunës në fushën e arteve pamore deri tash, ndërkohë që është edhe muzeu i parë si institucion i Komunës së Prishtinës. Në kuadër të veprave të përhershme të ekspozuara jemi duke shikuar mundësitë që në bashkëpunim edhe me Galerinë Kombëtare të ekspozojmë pjesë nga koleksioni i këtij institucioni, veçanërisht ato që ndërlidhen me veprën e mjeshtrit Kodra”, ka shkruar Ahmeti.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...