​Në nderimin e diplomatit Pope, Hoxhaj vlerëson marrëdhëniet me SHBA-në

13:28 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Excellence Leadership Award” për diplomatin amerikan William Pope.

Duke e falënderuar për përkrahjen dhe ndihmën e madhe për Kosovën, Hoxhaj e ka vlerësuar Pope si njërin nga diplomatët më të mirë amerikanë, i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në procesin e njohjeve të reja për Kosovën.“William Pope është njëri ndër diplomatët më të mirë amerikanë që ka dhënë kontribut të çmueshëm jo vetëm për çështjet globale, por edhe në përkrahjen e madhe për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se Pope është përfaqësimi më i denjë i miqësisë së veçantë që kanë Kosova dhe Amerika, jo vetëm ndërmjet qeverive, por edhe ndërmjet popujve. Çmimi Excellence Leadership Award iu dha diplomatit Pope nga kolegji UBT.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme