Google ADS

​Mustafa: S’kemi bërë pazare me territor për vizat

23:35 | 3 Mars 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur që edhe njëherë të flas sonte për Raportin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Ai në një status në Facebook ka thënë se Kosova nuk humb territor, dhe ka siguruar qytetarët se nuk kanë bërë asnjë pazare më liberalizmin e vizave dhe demarkacionin.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Qeveria sot aprovoi Raportin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Raporti konstatoi se sipërfaqja e Kosovës nuk ka ndryshuar për asnjë metër katror si pasojë e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ky Raport është një dëshmi për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk kemi humbur territor dhe, po ashtu, në mënyrë të qartë tregon përkushtimin e kësaj Qeverie që të pasqyrojë faktet e drejta para qytetarëve tanë dhe për ta mbrojtur dhe dëshmuar çdo pëllëmbë të këtij vendi.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka bërë pazare me territorin e saj për liberalizim të vizave, ashtu siç nuk do të lejojë të cenohet asnjë pëllëmbë e këtij territori. Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës.

Mbetem shumë I përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme