Mjeku Visar Berisha ka reaguar pas shtimit të rasteve të vdekjeve dhe infeksioneve të reja me koronavirus në nivel vendi.
Në një postim në Facebook, mjeku Visa Berisha ka folur për masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai thotë se marrja e këtyre masave është bërë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, nga i cili deri më tash në Kosovë janë prekur 3356 persona, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur.
“Do të vazhdojmë kështu derisa nuk e pranojmë të gjithë si shoqëri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkëjetesa në distancë me virusin janë rruga e vetme për ta mbrojtur njëri-tjetrin”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë në Facebook pa ndërhyrje:
Kur jemi mandatuar me 03 Qershor ne e kemi gjetur shoqerinë e bashkë me te edhe ekonomine te hapur, pas nje mbyllje te domosdoshme qe kishte ndodhur per mbi dy muaj.
Në kete hapje te re e kemi pa qysh ne fillim se askush nuk ishte i gatshem e as i pergatitur te bashkjetoj ne distance me virusin.
Qysh ne fillese jemi gjetur para dy alternativave; ta nxisim shoqerine, njeri-tjetrin, familjaret tane qe te respektojne rekomandimet te cilat do ta mbajne ne distance virusin ose ta mbyllim prap shoqerine.
Ne perqafuam alternativen e pare duke e sfiduar rezistencen shoqerore per t’i respektuar masat dhe mbajtur maskat. Por edhe duke bashkndje me gjithe ate vuajtje njerezore te shkaktuar nga kjo baterdi virusale si dhe dhembjen e gjithe atyre qe kane humbur punen dhe jane varferuar ne kete periudhe.
Per fat te keq, sot na u dasht te ndrrojme ane dhe t’i kthehemi pa deshire masave shternguese. Ky NUK ishte vullneti yne por udhekryqi ne te cilen na sjelli refuzimi per te respektuar masat na detyroj te bejme ate qe nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen.
Do vazhdojme keshtu deri sa nuk e pranojme te gjithe si shoqeri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa ne distance me virusin jane rruga e vetme per ta mbrojtur njeri-tjetrin.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...