Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, deklaroi të martën sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit dhe nuk mund të thuhet se është arritur ky synim përderisa të gjithë qytetarët nuk do të jenë të barabartë para ligjit.
Hoxha sot ka vizituar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Alush Musaj. Gjatë kësaj vizite, ministrja Hoxha mbajti një ligjëratë me studentët e drejtësisë të këtij Universiteti, me ç ‘rast theksoi se mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit juridik, me theks të veçantë në fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Sundimi i ligjit nuk fuqizohet vetëm nga institucionet, por nga të gjithë qytetarët dhe nga ju student.
Ju jeni ata, të cilët qysh gjatë studimeve, njoftoheni për së afërmi me ligjin dhe të drejtën, me hierarkinë e normave juridike dhe konceptin e të drejtës pozitive, por më e rëndësishmja është që qysh në këtë fazë të pranoni dhe kuptoni se askush dhe asgjë nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha Hoxha. Ajo theksoi rëndësinë e të drejtave pronësore duke vlerësuar se kjo e drejtë do të jetë efikase vetëm atëherë kur qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre pronësore dhe me lehtësi i gëzojnë ato në praktikë. “Ju tashmë e dini se të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat pronësore në veçanti, kanë veprim ergaomnes, andaj le ta respektojmë të gjithë këtë parim, le ta inkurajojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin që t’i realizojmë këto të drejta.
Vetëm kështu mund t’i dëshmojmë të gjithëve se populli ynë ka përqafuar vlerat dhe parimet demokratike”, tha ministrja Hoxha. Nga ana e tij, rektori Musaj ka falënderuar ministren Hoxha për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur me studentët, të cilët janë pasqyrë e arsimit superior, me përkushtim dhe motivim për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe të arsimit juridik, i cili bazohet në vlera evropiane.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...