Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve ukrainas sot në një shkollë në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës.
“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti. /arbresh.info/
Outraged by Russia’s brutal attack on innocent civilians at a school in the village of Bilohorivka, in Luhansk. Having survived the last genocide of the 20th century and soon after achieved liberation, the people of ?? stand in solidarity w/ the people of ??.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 8, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...