Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka pyetur me ironi se “A ka të pa punë në Kosovë?”. Këtë ai e ka bërë pas deklaratës së ish ministrit të Financave, Avdullah Hoti se “gjatë periudhës janar 2016 – shtator 2017, në Trustin Pensional janë hapur 46 mijë llogari të reja kursimi”.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
A KA TË PAPUNË NË KOSOVË?
Ish Ministri i Financave, z. Hoti paska shkruar “se gjatë periudhës janar 2016 – shtator 2017, në Trustin Pensional janë hapur 46 mijë llogari të reja kursimi”. Njeriu laik edhe mund t’i besoj dhe po të ishte kështu do të ishte mrekullia vet?! Por, ish Ministri i Financave që është ekonomist me profesion do të duhej ta dinte se në vendin si Kosova për t’u punësuar brenda një viti 46.000 punëtorë, sa do të duhej të ishte ngritja ekonomike? A e dinë Ministri me na treguar, sa do të duhej të ishte ngritja ekonomike e Kosovës për t’u punësuar gjithë ata punëtor brenda një viti? Pastaj sipas statistikave të BB, sa ishte ngritja ekonomike në vitet 2016 – 2017?
Ministri paska harruar të thotë se në dy vitet e përmendura kalendarike në Gjermani janë punësuar mbi 50.000 punëtor (vetëm në vitin e kaluar 31.300), këtu pa e përmendur ikjen e qytetarëve në fillim vitin 2015 që ishte mbi 100.000 veta. Sipas këtyre të dhënave del se numri i të pa punëve në Kosovë është tejet i vogël, mbase shpejtë mund të kemi mungesë të krahut të punës?!
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit