OJQ-ja “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” sot organizon konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
“OJQ-ja ‘Qendra Burimore për Persona të Zhdukur’ me mbështetjen e Ambasadës britanike në Kosovë dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, po organizon konferencën me rastin e shënimit të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Dhunshme, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.
Në konferencë marrin pjesë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...