Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë kërkon hetime të shpejta që autorët e djegies së billboardit “Liria ka emër UÇK” të dalin para drejtësisë, duke thënë se akte të ngjashme të shëmtuara kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë.
Persona të paidentifikuar deri më tani , në orët e hershme të mëngjesit të sotëm i vunë flakën banerit “Liria ka Emër, UÇK” të vendosur në Kishnicë , e banuar me shqiptarë, por që bën pjesë në komunën e Graçanicës, e banuar me shumicë serbe.
Ky baner ishte vendosur në rrugën Prishtinë – Gjilan dhe menjëherë zgjoi reagime të Qeverisë së Serbisë pas së cilës, sipas një automatizmi reaguan banorët e Graçanicës duke thënë se po ndjehen ‘të pasigurt dhe të shqetësuar’.
Baneri i vendosur në Kishnicë nuk ka të bëjë me banorët e Graçanicës dhe se nuk do të duhej të jetë shqetësim për sigurinë e tyre aq më parë që, edhe në Graçanicë sikur edhe në komunat tjera të Kosovës të banuara me shumicë serbe 10 komuna, kryesisht janë përdorur flamujt dhe simbolet e Serbisë duke injoruar simbolet e Kosovës dhe askush nuk ua ka vënë flakën apo i ka shkatërruar ato ndonëse me Ligj është përcaktuar se kur dhe si mund të përdoren simbolet kombëtare të komunitetit pakicë, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.
KMDLNJ konsideron se vendosjen e këtij baneri Serbia e ka përdorur për sulme dhe akuza kundër luftës së UÇK-së në Kosovë dhe udhëheqësve të saj që janë arrestuar nga Gjykata Speciale dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza, siç e pranojnë autoritetet serbe, kryesisht me materiale nga Serbia.
Në këtë kontekst, thuhet më tej në reagim, Serbia po shkon edhe më larg duke kërkuar nga Specialja që të arrestojë dhe akuzojë UÇK–në për vrasjen e 17 gazetarëve serbë dhe shqiptarë , një numër të të cilëve i ka ekzekutuar vetë Serbia.
Ndryshe, Policia e Kosovës tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast. Liria Ka Emër është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithëpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...