Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kreu i Kuvendit, Veseli, e njohu kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në vendin tonë, të arriturat zhvillimore të Kosovës në shumë sfera, por edhe sfidat që ajo ka para vetes, veçanërisht në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euro-atlantik.
Veseli falënderoi ministren Wallstrom për ndihmën e gjithanshme të shtetit të saj për Kosovën në dekadat e fundit, duke kërkuar njëkohësisht, që kjo mbështetje të vazhdojë, tashmë në rrethana dhe procese të reja.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, vlerësoi lart bashkëpunimin që të dy vendet kanë ndërtuar në shumë segmente, ndërsa vizitën e saj në Kosovë e konsideroi një mundësi të mirë për të kontribuuar në thellimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Stokholmit dhe Prishtinës zyrtare.
Shefja e diplomacisë suedeze shprehu gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...