Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, më në fund është deklaruar në lidhje me debatet e ditëve të fundit rreth mundësisë që në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve.
Veseli, nëpërmjet një shkrimi në të përditshmen Koha Ditore, ka folur rreth pozicionit të tij dhe të partisë që udhëheqë në raport me idetë për ndarjen e Kosovës, apo edhe ndryshimin e kufirit, që kohët e fundit është paralajmëruar si korrigjim i kufijve.
“Meqë jetojmë në një shtet demokratik, duhet ta pranojmë si të mirëqenë faktin se mendimet e njerëzve janë të lira. Gjithmonë do të jenë të tilla në shoqërinë tonë. Por vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta”, ka shkruar Veseli, duke theksuar se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm”.
Veseli ka folur edhe rreth debatit dhe konsensusit të munguar mes partive politike të vendit, si dhe propozimeve që këto ditë vijnë nga shumë anë, e që krijojnë një “klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët”.
Hashim Thaçi është duke mbajtur pothuajse për çdo ditë konferenca për shtyp për të shtyrë idenë e tij përpara për korrigjim kufijsh me Serbinë.Thaçi ka kërkuar publikisht nga të gjitha partitë të bëhen pjesë e projektit të tij.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...