Dështimi i Kosovës për të siguruar lëvizjes të lirë për qytetarët e saj nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari po konsiderohet si eksperiment që bashkësia ndërkombëtare po e bënë me Kosovën, e jo mos përmbushje të kushteve për liberalizim nga institucionet e Kosovës.
Djali i Hamëz Jashari shprehet se Bashkimi Evropian me mos dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjes pa viza, kosovarët i ka izoluar sikurse në kafaz.Ndonëse, fundi i vitit 2018 ishte data kur krerët shtetëror besuan se do ndodhë liberalizimi i vizave, Bashkimi Evropian si datë më e përafërt për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës ka dhënë vitin 2020.Djali i familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, e ka komentuar edhe idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Ai beson se Thaçi nuk do bëjë ndonjë gabim në dëmë të Kosovë, pasi për kufijtë aktual është derdhur shumë gjak.
Në anën tjetër ai e përkrah idenë e Thaçit për bashkim me Luginën e Preshevës.
Bekim Jashari ka komentuar edhe deklarimet se do të themelojë parti, duke thënë se nuk e përjashton mundësinë por që ende nuk ka diçka konkrete.
Ai thotë se është i interesuar që mandatin e tij si kryetar i pavarur i komunës ta dërgojë deri në fund.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje