Google ADS

​Haxhiu: Përpjekjet e opozitës për njollosjen e reformës në sistemin prokurorial janë të dështuara

12:46 | 13 Prill 2022
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përpjekjet e opozitës për të njollosur iniciativat për reformën në sistemin prokurorial dhe konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.

“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi”, ka shtuar ajo.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pasi LDK në një konferencë për media sot akuzoi Qeverinë se i ka kapur institucionet e drejtësisë.

“Me pretekstin për ç’kapje, po mundohet ta kapë shtetin.”.

Postimi i saj i plotë:

Përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.

E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura.

Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi!

#QeveriaKurti ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme