Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun austriak, Alexander Schallenberg.
Në një komunikatë thuhet se Stublla, me homologun e saj Schallenberg, diskutuan për vizionin e partneritetit afatgjatë bilateral midis Kosovës dhe Austrisë, proceset integruese dhe të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës.
Kryediplomatja e Kosovës shprehu falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve për Kosovën, për mbështetjen e treguar ndaj diasporës sonë në Austri dhe për mundësinë e dhënë për shkollim të mijëra studentëve nga Kosova.
MPJD, si një vend që i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga Ministri Schallenberg ndër tjera, ministrja Haradinaj – Stublla mori premtimin për përkrahje të shtuar të Austrisë edhe për procesin e liberalizimit të vizave, tani që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe qytetarët e saj presin sa më parë të gëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...