Google ADS

​Eskorta e kryeministrit Mustafa shkakton aksident trafiku (VIDEO)

11:51 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.

Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa. Në videon e xhiruar nga KosovaPressi, shihet se përveç bllokimit të rrugës, eskorta e kryeminsitrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.

Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz. Rasti ka ndodhur në rrugën ’Agim Ramadani’, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme