Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditë së sotme ka qëndruar në komunën e Pejës, ndërsa pas takimit me kryetarin Gazmend Muhaxheri, ka premtuar përkrahje për të rinjtë e këtij qyteti.
Dumoshi deklaroi se si ministre do t’i qëndrojnë afër Komunës së Pejës, duke u munduar të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
“Ne si MKRS me kryetarin e Komunës me kërkesat dhe nevojat që i ka komuna ne kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit ku edhe sot ishim në disa aktivitete për t’i parë. Jam shumë e interesuar si ministre të zhvillojmë edhe turizmin kulturor ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar këtë. Tash edhe njerëzit punojnë në vendet malore ku ka edhe shumë turistë. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte duke u zhvilluar dhe do të jemi afër komunës së Pejës”, tha ajo, raporton KP.
Ndërsa, i pari i komunës së Pejës pas takimit u shpreh se e ka informuar ministren për nevojat e qytetarëve dhe ka marrë një mbështetje të madhe nga ajo.
“E informuam ministren për gjendjen në komunën e Pejës, sidomos në lëminë e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe nevojat e të rinjve bë komunën e Pejës dhe morëm premtimin që me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës së Pejës”, tha Muhaxheri.
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...