Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Megjithatë, kjo datë nuk po shfrytëzohet nga Ministria e Mjedisit për një ndërgjegjësim mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve.Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 , pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtar të maleve nga ana e OKB-së që shpalli në vitin 2002 , vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve.
Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane.
Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.
Mbetet sfidë, identifikimi i mundësive të reja dhe të duhura që mund të sjellin përfitime të dyja, komuniteteve malore dhe atyre në ultësira dhe që mund të çrrënjosnin varfërinë pa kontribuar në degradimin e ekosistemeve të brishta, malore.
Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve, ku druri shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe burim i përfitimeve personale.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës