​Diaspora kërkon vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës

23:48 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Shoqatat kulturore shqiptare dhe personalitete aktiv në landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalise në Gjermani, të mbledhura me iniciativën e Shoqatës Kulturore Integrative Identitet me seli në Dyseldorf, kërkuan nga institucionet e Kosovës që mos vazhdohet me injorimin e diasporës shqiptare.

Peticioni i plotë:

Mërgata Shqiptare në tërësi, por ajo nga Kosova në veçanti, që nga pas lufta e këndej është pjesa më e anashkaluar dhe përçmuar e shoqërisë edhe pse siç dihet botërisht, po u muar në proporcion, ajo është pjesa më e merituar e para luftës, gjate luftës, por edhe tash, dhe është pjesa më aktive e shoqërisë kosovare.

Duke qenë e tille, ajo i percjellë me vëmendje zhvillimet në vend, dhe është shumë e ndjeshme për padrejtësitë që i behën, nuk ka si të jetë ndryshe kur ajo madje privohet nga të drejtat e saja me elementare. Zgjedhjet e përgjithshme politike të fundit, të mbajtura në Kosovë, ishin edhe një shkak më shumë i zhgënjimit të qytetarëve, pasi mërgata edhe njëherë u përjashtua nga e drejta kushtetuese për të votuar, sepse “mundesia” e dhënë me këtë rast, ishte në faktë një pamundësi. Përveç aspektit të votimit, mërgata shqiptare trajtohet si mos më keq edhe në çeshtje tjera, prandaj është koha e fundit që Republika e Kosovës të sillet me qytetarët e saj në mërgim si Nënë, e jo te vazhdon të sillet ndaj nesh si njerkë.

Kërkesat e peticionit jane :

1. Regjistrimi i diaspores ( jo vetëm me numër dhe emra por edhe strukturen e saj, pra me adresa e profile)

2. Të marr fund diskriminimi i diaspores shqiptare me pagesa të dyfishta të sigurimeve të automjeteve ne kufi.

3. Të krijohen kushte dhe ti mundesohet mërgates të votojë, jo me post por në kushte tjera; a) në mënyrë elektronike, b) me votim të drejtpërdrejt në vendvotime si ne ambasada, konsullata, apo edhe ne selitë të klubeve dhe shoqatave shqiptare.

4. Përfaqësimi i diaspores në institucionet e vendit, vendet të rezervuara në parlamentin e Kosovës, për përfaqesuesit e diaspores, e jo përmes partive politike.

5. Stafi i ministrise së diaspores të drejtohet nga diaspora.

6. Hapjen e një konsullate në NRW,( duke pasur për bazë numrin e madhë të qytetarëve nga Kosova).

7. Krijimin e një qendre kulturore në kryeqytetin e Landit, Dyseldorf. Mbesim me shpresë se institucionet e atdheut tonë do të jenë të arsyshme kundrejtë kërkesave tona legjitime.

Ne jemi të gatshem në çdo moment të takohemi me kë do që është e nevojshme per sqarimin dhe parashtrimin e kërkesave tona deri ne detaje. Ky peticion do t’ju dërgohet edhe të gjitha mjeteve të informimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme