Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se më 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.
Demaliaj ka thënë në RTV Dukagjini, se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.
“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”, tha ai dhe ka kërkuar nga organet e sigurisë të hetojnë këtë veprim të Kurtit.
Demaliaj ka thënë se nëse ky takim nuk ka ndodhur do të kërkonte falje për deklaratat e tij. Ai po ashtu ka thënë se “kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”.
Demaliaj ka thënë se deklarata e Kurtit për largimin e taksës është një provokim për të parë se si po reagon opinion public dhe ka shtuar se derisa taksa është kusht për njohje, largimi i saj do të ishte tradhti kombëtare.
Largimi i taksës do të dëmtonte Kosovën dhe prodhuesit vendorë. Dua të besoj se janë vetëm deklarata e nuk do të bëhet realitet largimi i taksës”.Demaliaj thotë se në raport me Serbinë, Kurti nuk do të mund të garantojë as rregullimin e njohjes së diplomave të Kosovës për studentët nga Lugina e Preshevës.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...