Ideja e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë e mirë, vlerëson ish-ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë -Serbi, Robert Cooper.
Ai duke folur në edicionin e tetë të Forumit të Sigurisë që po mbahet në Beograd, shtoi se dy vendet duhet të bëjnë çmos që dialogu të japë rezultat.
Diplomati britanik beson se nëse gjenden mënyra të bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit, atëherë pesë shtetet e BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, do ta rishqyrtojnë këtë.
Ai tha se rruga e integrimit të vendeve nuk është e lehtë.
“Ideja e shkëmbimit te territoreve duhet të shikohet me detaje por ndoshta është ide e mirë dhe është shume e vështirë të jesh një nga liderët që negacion dhe ne duhet t’u japim atyre pak kohë. Unë mendoj se është shumë inkurajuese të kemi dy liderë të dy vendeve që kanë qenë në konflikt kohëve të fundit, që i flasin njeri tjetrit seriozisht. Kjo është tashmë një gjë shumë pozitive, nëse prodhon rezultate reale dhe pozitive dhe mund te zgjidhet brenda vendeve, atëherë do të jetë edhe më pozitive. Përgjigja ime do të ishte, bëni çmos dhe bëjeni tani”, tha Cooper.
Në edicionin e tetë të Forumit të Sigurisë në Beograd, ku temë diskutimi ka qenë “Ballkani 2025”, u tha po ashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për një perspektivë të përbashkët ku qëllim final është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Por sipas panelistëve, kjo nuk mund të arrihet nëse këto shtete nuk i zgjidhin çështjet e hapura në mes të tyre, rrjedhimisht edhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket kësaj, Naim Rashiti nga shoqëria civile tha se nuk ka asnjë shenjë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
“Strategjia e zgjerimit e cila përfshin 25, do të thotë një numër hapash, marrëveshja e Prespës të zbatohet, marrëveshja me Kosovën dhe Serbinë, një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bërja e reformave, avancimi i reformave dhe vullneti i BE-së për hapjen e dyerve për Ballkanin Perëndimor, Prespa ndoshta do të jetë një ndër to, ka siguri mes njerëzve. Nuk ka asnjë shenjë për marrëveshjen mes Serbisë e Kosovës. Raporti i pavarur shqyrtues që do të vijë së shpejti mbi reformat po bëhet shumë negativ veçanërisht në Serbi. Nëse Serbia nuk e benë marrëveshjen me Kosovën, Shqipëria dhe Maqedonia do të vuajnë edhe nëse zbatohet marrëveshja e Prespës, sepse përfundimi nuk do të jetë shumë pozitiv dhe lere më se çfarë ndodh me Kosovën dhe Bosnjën”, tha ai.
Ai tha se mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë që edhe Mali i Zi të lëvizë ngadalë, dhe pjesa tjetër do të ngecë në një mjedis shumë frustrues. Për ta ndryshuar këtë, Rushiti u shpreh se duhet të bëhen ndryshime rrënjësore mes vendeve, Ballkanit Perëndimor dhe pastaj brenda institucioneve të BE-së.
Ai tha se viti 2019 sjell një sasi të madhe të pasigurive, ndërsa u shpreh pesimist edhe sa i përket liberalizimit të vizave.
“Ka dëshirë për t’i dhënë fund kësaj çështjeje të pa rezultat me shpresën për të sjellë mundësi për t’i lejuar njerëzit të merren me çështjet reale, detyrat e shtëpisë, ndërtimin e shtetit dhe të çojnë vendin përpara, ndoshta liberalizimi i vizave është ende i pasigurt të ndodhë, dhe disa njerëz duhet të kuptojnë se është e vështirë të ndodhë”, tha Rashiti.
I pyetur për përçarjen e partive politike në Kosovë për shkak të dialogut me Serbinë, Rushiti tha se këto të fundit nuk janë përçarë për këtë shkak. Sipas tij, subjektet politike kanë dëshmuar në të kaluarën se bëhen bashkë kur vije puna tek dialogu dhe kështu pret të ndodhë edhe tani.
Sipas tij, ka mospajtime për shkak të frikës se cila do të jetë përmbajtja dhe formulimi i marrëveshjes përfundimtare.
Forumi i tetë i Sigurisë po i vazhdon punimet e veta në sesione të shumta, ndërsa nesër pritet që në kuadër të tij të diskutohet për marrëdhëniet dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...