Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër në Akademinë Diplomatike të Vjenës, promovon librin e tij biografik, ndërsa kjo gjë nuk është pëlqyer nga mediat pro serbe.
“Besoni apo jo, në Akademinë Diplomatike prestigjioze në Vjenë, nesër do të prezantohet autobiografia e Hashim Thaçit ‘Shteti i ri, burrështetasi bashkëkohor’. Përveç promovimit të biografisë në Akademinë Diplomatike prestigjioze të Vjenës, për ta thënë butë kështu, liderit të kontestuar të një “shteti” të ri, kur shikohet teksti i ftesës, njeriu pyetet se në çfarë realiteti paralel jetojnë organizatorët e ngjarjes”, kështu e nis lajmin edicioni serb i Sputnikut.
Këtij mediumi propagandues të politikave ruso-serbe, nuk i ka pëlqyer fare as teksti i ftesës së dërguar nga Akademia Diplomatike e Vjenës për pjesëmarrësit në promovimin e librit biografik për presidentin Thaçi.
“Në kohën kur angazhimi ushtarak perëndimor, çlirimi nga sektarizmi i dhunshëm i terrorizmit global, është shndërruar në katalizator të eksodit më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitit 1999 mbetet një shembull unik dhe briliant i një procesi që çon në një tranzicion paqësor nga një luftë etnike e egër etnike drejt demokracisë bashkëkohore”, thuhet në ftesë, përcjell edicioni serb i Sputnikut.
Tutje në ftesë, sipas këtij mediumi, thuhet se më pak 20 vjet më parë, “lideri i ri studentor shqiptar Hashim Thaçi” udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit, “tiranit serb me ushtrinë më të fortë në Evropë” dhe bindi Perëndimin që të bombardojë Beogradin.
“Pas bombardimeve, në Ballkan vijoi një periudhë e ‘paqes së paprecedent’, të cilën liderët perëndimorë që u orvatën të përmbysnin tirani në vende të tjera, me ‘xhelozi e kanë shikuar si një model të rrallë të suksesshëm’. Ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e udhëhoqën Toni Bleri dhe Bill Klintoni dhe kjo ndërhyrje solli ‘demokracinë dhe sundimin e së drejtës’. Për dallim nga rasti i Kosovës, përpjekjet e Gjorgj Bushit të riut për t’i mposhtur regjimet në Irak dhe Afganistan, dhe të koalicionit të treshes së përbërë nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca që ta bëjnë të njëjtën në Libi, kanë rezultuar me forca vdekjeprurëse të islamikëve terroristë dhe kanë çuar në disfata të liderëve perëndimorë”, thuhet në ftesë, sipas Sputnikut.
Në fund, edicioni serb i Sputnikut provon edhe të ironizoi, duke shkruar “Lind pyetja se nëse e ashtuquajtura Kosovë përbën “një sukses të rrallë të Perëndimit”, athua se si duken mossukseset e tyre?”
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...