Kandidati për kryetar nga PDK-ja, Hajdar Beqa, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklaratave të deputetit Frashër Krasniqi, se Kadri Veseli ka qenë vetëm një javë në luftë.
Beqa ka thënë se Krasniqit nuk duhet t’i shihet për të madhe, se ai aq ka parë dhe dëgjuar për luftën.
Ndërkaq, për Veselin ka thënë sa ka më shumë vite kontribut, se që Frashër Krasniqi ka moshë.
Deputeti i PDK-së ka thënë se në Vetëvendosje krejt përpjekjet politike i kanë orientuar në denigrimin e luftëtarëve dhe shtetit, sepse vetë nuk kanë dhënë asnjë kontribut për luftën dhe shtetin.
Ai ka kërkuar nga Albin Kurti që të tregojë se cili është kontributi i tij për luftën, pasluftën e shtetin, duke thënë se nuk ka as çfarë të thotë, sepse nuk ka bërë asgjë përveçse që ka manipuluar qytetarët.
Ky është statusi i plotë i Beqës:
Frashër Krasniqi është prototip i një të sëmuri patologjik që shpërfaq më së miri obsesionin e këtyre të Vetëvendosjes për mospjesëmarrje në luftë. S’duhet t’i shihet për të madhe që paska thënë se Kadri Veseli e ka veç një javë në luftë, sepse aq ka parë dhe dëgjuar për luftën ky.
Krejt përpjekjet politike këta i kanë orientuar në denigrimin e luftëtarëve dhe shtetit, sepse vetë nuk kanë dhënë asnjë kontribut për luftën dhe shtetin. Albin Kurti që 20 vjet asgjë nuk ka bërë për këtë popull dhe shtet, përveçse ka manipuluar me qytetarë. Le të na tregon Albin Kurti se cili është kontributi i tij për luftën, pasluftën e shtetin dhe e shihni të gjithë se nuk ka as çfarë të thotë.
Ndërsa, ata që Vetëvendosje po mundohet t’i denigrojë përveçse e bënë luftën, e bënë edhe shtetin dhe shtetndërtimin. Po, po, e ndërtuan këtë shtet, ku krejt këta që po ankohen përditë e përmbushën dhe realizuan vetveten, duke bërë secili prej tyre edhe pasuri personale në të.
Mjafton tu shihet pasuria dhe milionerë janë më shumë se gjysma e tyre. S’ka ku shkon më poshtë paturpësia e tyre, kur me një ushtar në radhët e tyre, këta marrin guximin të flasin edhe për luftën. Kadri Veseli ka vite kontribut, me shumë se që Frashër Krasniqi ka vjet.
Tash ne nuk mund ta nisim edhe një luftë të re, që edhe këta të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e saj, sepse nuk është faji ynë dhe as i popullit, që kur është dashur të luftohet këta kanë ikur. Nuk mundemi, por mund të mundohemi që t’i shërojmë nga kjo sëmundje e tyre patologjike!
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...