Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha shprehet se demokratët duhet të shohin një mundësi për t’u ringritur më të fortë, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjatë deklaratës për media sot, Basha tha se është i vendosur që ta çojë betejën e ndryshimit deri në fund, dhe se nga gërmadhat e PD-së do të ndërtojë shpresën.
“Qëllimi dhe objektivi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi, që kemi qenë në një mbledhje, nga këto rrënoja të dhunës së Sali Berishës dhe një grushti kriminelësh, nga këto rrënoja që eksitohet ai dhe Edi Rama, të fillojmë të ringremë një Parti Demokratike, siç e kanë dashur dhe themeluesit apo dhe demokratët, qytetarë të zakonshëm, të përndjekur politikë. Ashtu siç e duan prindërit demokratë, që ju ka ardhur shpirti në majë të hundës, siç e do rinia shqiptare, shumica e shqiptarëve, Një parti që t’i prijë mbylljes së tranzicionit. Kjo duhet të kalojë përmes sprovave të tilla të dhunshme siç ishte kjo që eksitoi Berishën dhe Ramën. Dua t’ju them që vendosmëria është e palëkundur. Të qëndrojmë në këtë betejë për ju. Të ndërtojmë nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të riparojmë kudo që pashallarët kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve. Kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe i trajtojnë qytetarët shqiptarë si plaçkë të cilën e flakin tutje kur nuk i duhen”, tha Basha.
Basha mohoi serish se dje ishte hedhur gazlotsjellës nga brenda Partisë Demokratike, duke thënë se është përdorur vetëm bombola që fik zjarrin dhe që lëshon pluhur të bardhë.
“E vetmja gjë që kishim ishin bombola zjarrfikëse. Edhe ajo që pretendohej se ishte gaz nuk ishte gaz, ishte bombola me material që fik zjarrin. Keni parë që kur policia ndërhyri me gaz, efekti ishte i tmerrshëm, ne e dimë ç’kemi hequr brenda me gazin që hodhi policia”, tha Basha.
I pyetur nëse kishte menduar ndonjëherë që të organizonte zgjedhje për të parë nëse do të kishte votëbesimin e demokratëve, Basha mohoi ta kishte çuar ndërmend diçka të tillë edhe pse kjo mund të jetë ajo që mund t’i jep fund krizës brenda demokratëve.
“Jam i vendosur në këtë mision se kështu më kanë besuar. Unë e di se ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së, nuk më do Berisha, Rama, Meta. Por këta janë pakica që jetojnë mbi gjakun e shumicës”, tha Basha./tch
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...