Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet. Ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës, i cili në një intervistë ekskluzive për Top Channel sqaron gjithçka.
“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë.
Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb”, shprehet Darko Butigan, avokati i Ismail Morinës.
Tashmë çështje e Ismail Morinës ka kaluar në një stad ndërkombëtarë. Për mbrojtjen e tij është kërkuar ndihma e Bashkimit Evropian. “Për momentin çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në gjykatën e lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë proceduriale që varion nga 5 deri në 9 muaj. Sipas ligjit, ministria jonë e drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”, tha avokati.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...