Policia e Suharekës pas mesnatës ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj, i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e një restoranti në Shirokë të Suharekës.
Sipas Policisë, nga krismat e pistoletës një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...