Google ADS

​Ahmeti: Masat e shtrënguara, posaçërisht ora policore janë masa jologjike

17:36 | 23 Janar 2022
Arditë Shkodra

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendosjes së masave të reja anti-Covid në një periudhë kur vendi po vazhdon të shënojë numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se masat e shtrënguara posaçërisht ora policore janë masa jo logjike të padëshmuara që funksionojnë, transmeton arbresh.info

“3.000 raste të reja, një viktimë dhe përqindje e ulët e hospitalizimeve. Vaksina po funksionon sepse numri i hospitalizimeve dhe vdekjeve është shumë i ulët si përqindje. Mbi-reagimet për nga shëndeti fizik nuk bëjnë dëm, por kanë kosto ekonomike e psikologjike”, shkruan ai.

Sipas masave të reja ora policore do të jetë në fuqi nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa gastronomia do të punojë deri në 21:00.

Postimi i tij i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme