Projekti i Ndihmës Humanitare i financuar nga BE-ja (HAP) i zbatuar nga UNDP do të përforcojë Qendrat për Punë Sociale në të gjithë Kosovën me 40 punonjës socialë vullnetarë të KB për 12 muajt e ardhshëm si dhe do të mbështesë 7,500 familje në nevojë që jetojnë në varfëri të skajshme me produkte ushqimore, higjienike dhe sende të tjera thelbësore për gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas komunikatës ministrore, ky aksion i përbashkët është mbajtur në prani të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati , Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Tomáš Szunyog, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko, si dhe përfaqësueseve te tjerë te institucioneve të BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe Kosovës.
Skema e praktikës me pagesë për punonjësit socialë të sapo diplomuar, psikologët dhe sociologët – si Vullnetarë të Komunitetit të Kombeve të Bashkuara – do të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm, duke forcuar kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale (QPS). Kjo do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për praktikantët për të fituar përvojë profesionale. Këta 40 Vullnetarë të KB, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet jo-shumicë, janë përzgjedhur dhe kanë filluar punën e tyre 12 mujore në fund të Prillit në QPS në të gjithë Kosovën.
Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, theksoi se duke u bazuar edhe në Planin qeveritar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që synojnë mbështetjen e grupeve të cenueshme dhe punësimin e të rinjve. Ai gjithashtu theksoi se identifikimi i familjeve që plotësojnë kushtet është kryer përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në të 38 komunat e Kosovës.
“Pandemia ka vështirësuar sistemin e mbrojtjes sociale të Kosovës. Kriza ka goditur veçanërisht rëndë ata që tashmë po përpiqen të sigurojnë jetesën. Tani kemi një mundësi unike, me mbështetjen e BE-së, për t’u dhënë një lehtësim atyre qe gjenden në situata më të cenueshme – si në drejtim të sigurimit të ndihmës së përkohshme, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të Qendrave të Punës Sociale”, shtoi ministri Murati.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë