Google ADS

​11 mijë e 280 raste aktive me koronavirus

08:10 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 280 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve ka shkuar me SARS CoV2 ka shkuar në 47 mijë e 952.

Nga COVID-19 u shëruan 35 mijë e 439 qytetarë, ndërsa nga koronvirusi kanë vdekur 1, 233 qytetarë.

Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë në komunikim me të gjitha instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19.

Ai këto komente i bëri pas një takimi që pati me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

Zemaj ka shtuar se kanë besim të plotë në zotimet e deritashme të BE-së dhe organizatat tjera për vaksinën antiCOVID-19./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme