Bazuar në situatën momentale të kushteve klimatike, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të na përcjellin edhe ditët dhe muajt në vijim.
Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve është i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat).
Në fshatra rreziku është edhe më i madh, pasi që shumica e konsumatorëve nuk kanë puseta dhe ujëmatësit janë të ekspozuar direkt nga të ftohtit.
Kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.
Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.
Prandaj ne apelojmë te të gjithë konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin e shahtave nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).
Njëkohësisht apelojmë të konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që të furnizohen me ujë të mjaftueshëm edhe qytetarët që gjenden në pika më të larta.
Kompania falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...