Asistentja në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, ka shprehu pakënaqësinë e saj me qasjen e BE-së karshi Kosovës.
Woelk përmes platformës X thotë se përfaqësuesit e BE-së teksa kalojnë ditët vërehet se ata përpiqen që të përfshijnë pika të cilat janë në favorin e Serbisë.
“Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem”, ka shkruar ajo.
“Kjo nuk është sikur qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së. Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog”, shtoi ajo.
Ekspertja për Ballkanin në PE, ka shquar se politika evropiane ndaj Kosovës është thellë e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në ndonjëfarë lloj fakti.
“Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin”, tha Woelk.
Kujtojmë se Woelk i dha këto komente në ditën kur i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë dhe pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit kosovarë./Arbresh.info
The politics taken towards #Kosova by the EU is deeply unfair, unjust, and absolutely not based on any kind of facts. It can be seen especially by the decision to interfere against the Kosovar constitution concerning the dinar.
— Federica Woelk 🇪🇺 (@federicawoelk) January 30, 2024
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...