Google ADS

Zyrtarja e OBSH’së tregon kur duhet të testohen ata që kanë pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19

23:33 | 19 Mars 2021
L G

Zyrtarja e OBSH’së tregon kur duhet të testohen ata që kanë pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19

Personat që kanë pasur kontakt me të prekur nga COVID-19, nuk preferohet të testohen menjëherë, por të presin 3 apo 4 ditë që rezultati të jetë më i saktë.

Kështu deklaroi Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.

“Testi PCR e detekton infeksionin qysh në fazat fillestare, kështu që në qoftë se unë jam pozitiv dhe ju keni pasur kontakt me mua, nëse shkoni sot gjasat për me dal rezultati negativ janë të mëdha. Nëse pritet disa ditë gjasat për me dal rezultati i saktë rriten”, tha Humolli për RTV21.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme