Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e OBSH-së në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar.
“Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, por që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar Humolli.
Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike.
“Varianti ‘Delta’ është shumë infektues dhe sulmon kryesisht grupmoshat e reja…Ky virus është shumë i paparashikueshëm. Pra një person mund të mos ketë asnjë sëmundje përcjellëse dhe me infektimin nga ky virus mund edhe të pësoj vdekjen”, tha ajo për RTV Dukagjinin.
Humolli thotë se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.
Megjithatë ajo thotë se do të ishte mirë që të shtohen pikat e vaksinimit në mbarë vendin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...