Zyrtarja e lartë e USAID, Samantha Power, do të pritet sot në një takim në Prishtinë nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ky takim do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 15:00 e pasdites.
Së bashku me Power, Kurti dhe Rizvanolli do ta shpallin edhe ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW, njofton Zyra për Informim në Kryeministri.
Ndërkohë që arsyeja kryesore e vizitës së zyrtares së USAID-it në Kosovë është për të shprehur përkrahjen e ShBA-ve në dialogun me Serbinë.
Para se të vijë në Kosovë, Power ka qëndruar për vizitë edhe në Beograd, ku ndër të tjera ka zhvilluar takime me presidentin serb Vuçiq si dhe kryeministren Bërnabiç.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...