Google ADS

Zyrtarja e BE’së liderëve: Ratifikojeni demarkacionin, bëni diçka për popullin

17:02 | 14 Shtator 2017
M. A.

Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian ka qëndruar sot në Kosovë, ku ka takuar Kryeministrin Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Veseli. Në një adresim për media, ajo ka bërë një listë të prioriteteve –reformave që duhet të kryej Kosova, në mënyre që të shënojë progress në rrugën e saj europiane.

Eichorst ka thënë se mesazhi I saj për liderët e Kosovës është që të njohin rëndësinë e momentit actual duke menduar në mënyrë strategjike dhe duke kapur mundësinë për t’iu afruar BE’së sa më parë që është e mundur.

Zyrtarja e BE’së ka kërkuar reforma në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ajo ka kërkuar ratifikimin e IPA 2016 e cila do të sjellë 70.5 milion euro nga BE për popullin e Kosovës.

Përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, implementimin e MSA’së dhe përkushtimin ndaj dialogut me Serbinë.

Dialogut me Serbinë I ka kushtuar një vëmendje të madhe duke thënë se zgjidhja e cështjeve të hapura me Serbinë do ta bëjë më të fortë Kosovën.

Kur është fjala për demarkacionin, Eichorst nuk ka komentuar veprimin e Kryeministrit Haradinaj i cili ka shkarkuar Komisionin për Shënimin e Kufirit në krye me Murat Mehën, por ka kërkuar që demarkacioni të ratifikohet në Kuvend.

“ Përmbushini kriteteret e mbetura për liberlaizimin e vizave: ratifikoni marrëveshjen për demarkacionin dhe forconi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tregoni se jeni të afftë për të ofruar zgjidhje, udhqejini marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bëhuni partner kredibil. Kjo do t’ia hapë dyert për investime në ekonominë e Kosobës. Do t’ua mundësojë popullit të Kosovës që të ndihet pjesë e plotë e familjes europiane. Ju lutemi bëjeni për ta”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme