Korrespondenti i grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se drejtoresha e Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, do të vizitojë Beogradin dhe me gjasë edhe Prishtinën, në përpjekje për të siguruar një dalje nga bllokada në dialog si pasojë e vënies së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, BE-ja e sheh si rrugëdalje pezullimin e taksës derisa të mos arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy shteteve
I pyetur për vizitën e Ekipit Negociator të Kosovës në Bruksel, gazetari Palokaj ka thënë se BE-ja vazhdon ta konsiderojë Hashim Thaçin në rolin për të arritur marrëveshje me Aleksandar Vuçiqin e Serbisë.
“Ishte rast për të rritur mbështetjen e Thaçit për të arritur marrëveshjen. Ndasitë politike në Kosovë shpesh janë përmendur nga BE-ja si pengesë për arritjen e një marrëveshje”, ka thënë Palokaj.
“Dilemë tjetër që ekziston në BE është a do të ishte e pranueshme apo jo ndryshimi i kufijve. Ka shtete siç është Gjermania që është shprehur kundër një ideje të tillë. Në Bruksel thuhet se Thaçi është duke punuar për një marrëveshje që nuk do të përjashtonte ndryshime të tilla”, ka shtuar ai.
Sipas korrespondentit të grupit Koha në Bruksel, Bashkimi Evropian ka gatishmëri për të takuar çfarëdo delegacioni, por Federica Mogherini preferon të diskutojë për çështje të mëdha politike.
“Në BE ka gatishmëri për të takuar çfarëdo delegacioni, por Mogherini preferon të diskutojë për çështje madhore politike, për zgjedhje politike, për një marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit”, ka thënë veç të tjerash ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...