Zyrtarja e BE-së pritet në takim nga Kurti, falsin për situatën në veri pas sulmit terrorist

17:37 | 5 Tetor 2023
E.H

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger është pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të cilët diskutuan për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

Schneeberger me anë të një postimi në platformën X ka thënë se kanë diskutuar gjithashtu edhe për shoqatën e sapo themeluar ‘Kosovo goes EU”, që është themeluar për mbështetjen e Kosovës drejt BE-së, shkruan Arbresh.info.

“Ishte një nder i madh për mua të bisedoja me Kryeministrin Albin Kurti për gjendjen aktuale në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska. Ne folëm jo vetëm për bisedat e mia me qytetarët në veri të Kosovës, por edhe për shoqatën tonë të sapo themeluar @KosovogoesEU dhe projektet e planifikuara për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së 🇪🇺, me fokus në përfshirjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Schneeberger./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme