Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, nuk mund të vazhdojë emisarët Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Sipas saj, ata i kanë mbajtur anën Serbisë.
Schneeberger po ashtu thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.
“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger në rtk.
Lexo edhe:
Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të
Schneeberger: Duhet parë nëse duhet të vazhdohet dialogu
Ajo tutje theksoi se diplomatët perëndimor e kanë “nënvlerësuar politikën e Vuçiqit”, por se tash është parë që Perëndimi ka reaguar ashpër dhe qartë. Sipas saj po mos të ndodhte kjo Vuçiqi do të vazhdonte me avazin e vjetër.
Schneeberger ka kërkuar që Serbia të marrë dënimin e merituar për agresionin ndaj Kosovës.
“Unë nuk e shoh të arsyeshme që taksat e mia të shkojnë si ndihmë për një vend që terrorizon, sulmon dhe çka do që ndërmerr duke përdorur edhe paratë e mia. Serbia duhet të dënohet financiarisht, ky është hapi i parë, pastaj duhet parë a duhet të vazhdojë ky dialog, dhe nëse nuk ka pasur rezultate deri tash, të shohim të ndalemi te tema të tjera dhe të punojmë për ato tema”, ka nënvizuar Schneeberger.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...