Përmes një komunikate drejtuar mediave, LDK ka konfirmuar marrëveshjen për bashkëqeverisje me AAK-në në komunën e Prishtinës. Aty thuhet se këto dy parti politike kanë përmbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje me qytetarin e komunës së Prishtinës, pas zgjedhjeve të 19 nëntorit bazuar në përputhjen programore, orientimet politike të dy partive të qendrës së djathtë dhe në vizionin për qeverisjen e mirë në komunë.
“LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës”, thuhet në komunikatë.
“Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mire dhe llogaridhënëse. Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet tutje në komunikatën zyrtare të LDK-së.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj