Zyrtarizohen masat e reja: Nga nesër hapen kafiteritë dhe zgjatet orari i lëvizjes

19:25 | 18 Prill 2021
M. A.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka hequr kufizimet

Nga data 19 prill Institucionet publike dhe private të arsimit vazhdojnë aktivitetet e tyre të rregullta.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë

Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:30 deri në orën 05:00.

Fjalimi i plotë i Ministrit Vitia:

Me qëllim të informimit paraprak dhe të koordinimit me Komunat e Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera do t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që:– Vendimi të zbatohet në të gjithë Republikën e Kosovës;– Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme