Një zyrtari në Drenas ja kanë djegur veturën dhe sipas ankuesit motivi ka të bëjë me detyrën e tij zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, derisa vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
RAPORTI
Gllogoc 15.07.2021 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, e cila ishte e parkuar në oborr të shtëpisë. Sipas ankuesit, dyshon se motivi ka të bëjë me detyrën e tij zyrtare. Vlera e dëmit është rreth 1000 euro. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor