Me datë 9 tetor të këtij viti dy milionë euro i janë avulluar buxhetit të Kosovës përmes katër transaksioneve financiare.
Një person është arrestuar kurse një tjetër është pezulluar nga puna, shkruan portali arbresh.info
Siç mëson portali arbresh.info L.G personi i cili ka kryer transaksionin në kompaninë private LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik është vetë aksionar.
Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë K.Sh dhe V.SH që kanë lidhje gjithashtu me kompaninë janë në arrati.
Përmes një konference për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.
“Sot fatkeqësisht lajmi nuk është i mirë. Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga thesari i Kosovës dhe rreth 1.2 milion euro kanë shkuar në një kompani private. Deri më tani janë suspendu dy zyrtarë. Kemi njoftua edhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Institucionet janë duke u marrë se kush janë ata që i kanë marrë dhe kjo është keqpërdorim ndaj mjeteve zyrtare. Ky është një rast i izoluar. Mjetet dhe buxheti i Kosovës është i sigurt. Janë tërheqje të mjeteve nga llogaria dhe s’është tërheqje kesh. Transaksioni ka ndodhur me 9 tetor”. /arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...