Një zyrtar policor është goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës derisa ishte në krye të detyrës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se vetura me të cilën është godit zyrtari policor është gjetur ndërsa i dyshuari është ende në arrati.
“Rreth orës 18:00 patrolla policore ka qenë në pikë kontrrolli në krye të detyrës, ku zyrtari policer ka tentuar ta ndaloi të dyshuarin, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur njërin nga policët dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, prokurori i shtetit ku janë në krye në vendin e ngjarjes. I dyshuari është në arrati, dyshohet se vetura me të cilën është kryer vepra është gjetur”, tha Gashi.
Viktima është dërguar në emergjencë ku është duke u trajtuar nga mjekët ndërsa sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë./Arbresh.info
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...