Anëtari i VV-së, Arbër Zaimi, ka folur për “kartat e forta” të kryeministrit Albin Kurti në politikën e jashtme dhe në raportet me Serbinë.
Sipas tij, e vetmja kartë e fortë e Kurtit është argument i të drejtave historike, aktuale e njerëzore, shkruan lajmi.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk mjafton as mençuria dhe mendimi strategjik i një individi apo një grupi shqiptarësh.
“Nuk mjafton as mençuria dhe mendimi strategjik i një individi apo i një grupi shqiptarësh përballë Serbisë, duke njohur rreshtimin nacionalist të akademisë së saj (me pak përjashtime intelektualësh të respektueshëm) dhe të instituteve e akademive nga vendet e fuqishme që e mbështesin”, ka shkruajtur ai.
Postimi i tij i plotë:
Mos bini pre e euforive tip “Kurti shkatërron Serbinë”, apo “Kurti i dha shuplakë Vuçiqit”.
Së pari, Albin Kurti nuk ka asnjë synim të atillë. Synimi i tij është e mira e popullit të tij, jo e keqja e tjetrit.
Së dyti, politika e jashtme, si në qasjet realiste ashtu edhe në ato idealiste, nuk shtyhet përpara me “urra” e me slogane. Aty peshë luajnë faktorët ekonomikë, demografikë, ushtarakë, kampet e aleancat, vektorët gjeostrategjikë etj. si dhe argumentimet mbi të drejtën, historike, njerëzore, faktike në terren, qytetëruese etj.
Në shumë faktorë Serbia ka peshoren kah vetja, demografi, ekonomi e ushtri më të madhe se Kosova e Shqipëria edhe po të ishin bashkë, ka mbështetje të gjerë në ish-bllokun lindor dhe në disa faktorë të rëndësishëm brenda perëndimit, ka një traditë e rrjet të gjerë diplomatik etj. Po ashtu, në favor të saj luan edhe përçarja e moskoordinimi mes Prishtinës e Tiranës zyrtare, madje edhe diskordanca mes faktorëve institucionalë brenda Prishtinës. Për të mos folur për mungesën e traditës e instituteve, si dhe imazhin e keq prej pushtetarëve të përzier me krim e korrupsion.
Nuk mjafton as mençuria dhe mendimi strategjik i një individi apo i një grupi shqiptarësh përballë Serbisë, duke njohur rreshtimin nacionalist të akademisë së saj (me pak përjashtime intelektualësh të respektueshëm) dhe të instituteve e akademive nga vendet e fuqishme që e mbështesin.
E vetmja kartë e fortë e Albin Kurtit, është argumenti i të drejtave historike, aktuale e njerëzore të shqiptarëve. Albini ka të drejtën e popullit të tij dhe figurën e pastër personale për ta përfaqësuar atë të drejtë.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve