Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinës për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës.
Këtë thirrje Hoxha e ka bërë përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
“E ftoj prokurorinë të hetojë të gjitha pretendimet e Klanit Pronto!”, ka shkruar Ylli Hoxha.
Reagimi i të parit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë erdhi pak kohë pas publikimit të një vargu akuzash për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës.
Në një konferencë për media, zyrtarë të PDK-së thanë se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...