Tri janë segmentet kryesore ku duhet të luftohet korrupsioni, sipas zëvendës-ministrit në detyrë të Drejtësisë, Munir Basha.
Është segmenti i gjyqësorit, segmenti prokurorial si dhe ai prokurimit publik. Sistemi gjyqësor është adresë e atakuar nga korrupsioni dhe pikërisht aty duhet të fillohet me luftimin e korrupsionit, thotë ai.
“Segmentet ose shtyllat e korrupsionit janë në gjyqësor, prokurori dhe në prokurim publik, ashtu që lirisht edhe ne mund të themi që luftimi i korrupsionit fillon me luftimin e tij në gjyqësor, prokurori dhe në prokurimin publik, sepse këto janë tre segmente, përkatësisht shtylla ku fatkeqësisht lulëzon korrupsioni”, thotë Basha për radiotelevizionin publik.
Edhe pse Basha pajtohet që për luftimin e korrupsionit nevojitet vullnet politik, megjithatë ai pohon se në Kosovë, gjyqësori dhe prokuroria janë ta pavarura në esencë nga ministria e drejtësisë.
Se luftimi i korrupsionit duhet të përqendrohet në sistemin e drejtësisë, e thotë edhe Betim Musliu, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët joefikasë duhet të ndërrohen.
“Lufta më e madhe që do të duhej të zhvillohej, edhe sipas raportit të progresit, është lufta brenda sistemit të drejtësisë. Ka nevojë për një këndellje të sistemit të drejtësisë dhe ka nevojë për një proces të riemërimit të tërësishëm të gjyqtarëve e prokurorëve”, thotë Musliu.
Sipas monitorimit të rasteve të korrupsionit që trajtohen nga prokuroritë dhe gjykatat, instituti në fjalë ka konstatuar se ka raste kur ngritën aktakuza ndaj zyrtarëve të cilët janë nivel i ulët eventualisht i mesëm, por që mbi 60% e tyre dështojnë. “Ndërsa kur bëhet fjalë për rastet e profilit të lartë të korrupsionit, ato dështojnë në mbi 90% të rasteve”, thotë Musliu.
“Kjo i bie që edhe vetë përbrenda sistemit juridik, pra sistemit prokurorial e gjyqësor, ka veprimtari korruptuese ku ka prokurorë e gjykatës që janë shkelës të ligjit”, thotë ai.
Sipas Musliut, besueshmëria e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve është vetëm 15%, gjë që nënkupton që vendimet që këta gjykatës e prokurorë i marrin, nuk janë legjitime.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...