Zyrtari i PSD e krahason Albin Kurtin me Feron

16:23 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për media ka treguar rezultatet e një anketimi ku del se Albin Kurti është lideri më i votuar për kryeministër të Kosovës.

Menjëherë pas këtij deklarimi nga Vetëvendosjes, ka reaguar ish-zëdhënësi i kësaj partie tashmë zyrtarë i PSD-së, Shkodran Hoti.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke e krahasuar Kurtin me reperin kosovar, Fero.
Sipas Hotit edhe Fero thotë që është Alles Baba, i pari krejt shqiptarinë.

Shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Paj, po de, po. Edhe Fero thotë që është Alles Baba, i pari në krejt Shqiptarinë. ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme