Zyrtari i PDK-së, i cili para dy ditë rezultoi pozitiv me Covid-19, thotë se është kundër një mbylljeje të re

15:00 | 18 Tetor 2020
L G

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri, ka thënë se vendimi për mbylljen dhe shtrëngimi masave si preventiv për ta menaxhuar situatën me pandeminë është gabim.

Sipas tij, shëndeti ekonomik është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti publik.

Njoftimi i plotë:

E kam thënë para se të jemi vet i infektuar me COVID 19, po e them edhe tash kur jam dhe do ta them edhe pasi ta kaloj, se vendimi per mbyllje dhe shtrengimi masave si preventiv per ta menaxhuar situaten me pandemin eshte gabim. Shendeti ekonomik eshte po aq i rendesishem sa edhe shendeti publik.Maska PO

Distanc PO

Higjien personale PO

Mbyllje JO

Jeta te vazhdoj me stil te ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme