Google ADS

Zyrtari i një banke në Prishtinë raporton se klienti deponoi 700 euro të falsifikuara, policia nis hetimet

09:30 | 27 Shtator 2024
E.K

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se një klient ka deponuar 700 euro para të falsifikuara

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se monedhat janë konfiskuar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Robert Dolle, Prishtinë 26.09.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private ka informuar se nga klient janë deponuar 700€ para të falsifikuar. Parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme